Përgjakja e protestës në Bejrut me 6 të vdekur, Libani shpall ditë zie

schedule08:59 - 15 Tetor, 2021

schedule 08:59 - 15 Tetor, 2021

Një ditë pas protestës në Bejrut ku 6 persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë dhe 32 të tjerë u plagosën, Libani ka shpallur sot ditë zie.

Të shtënat me armë dhe protesta u zhvillua pasi mbështetësit e grupit terrorist Hezbollah, kërkojnë shkarkimin e gjyqtarit Tarek Bitar, i cili po heton mbi shpërthimin shkatërrues në port një vit më parë.

Një reagim për dhunën në këtë protestë pati edhe SHBA e cila e quajti “të papranueshme”. Në një konferencë shtypi sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland njoftoi se “një financim shtesë prej 67 milionë dollarësh do të shkoj për ushtrinë libaneze. “Konfirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për Ushtrinë Libaneze dhe Forcat e Sigurisë së Brendshme, duke pranuar rolin jetik që ata luajnë në sigurinë dhe stabilitetin këtu”, tha Nuland.

Financimi shtesë sjell shumën totale të mbështetjes financiare amerikane në 187 milionë dollarë. Koordinatorja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Libanin, Joana Wronecka, u ka bërë gjithashtu thirrje palëve për t’u “përmbajtur maksimalisht”.

Jam e shqetësuar për incidentet e dhunës që po ndodhin sot në Bejrut sot. Është thelbësore që në këtë moment të tregohet përmbajtje maksimale, të sigurohet rikthimi i qetësisë dhe mbrotjtja e qytetarëve”, shkroi Wronecka në Twitter.

Pamjet e protestës tregonin kudo njerëz të armatosur rëndë duke marshuar dhe duke qëlluar drejt njerëzve. Hezbollahu dhe Lëvizja e tyre aleate Amal akuzuan partinë, pa ofruar dëshmi, duke i bërë thirrje ushtrisë libaneze që të arrestojë sulmuesit që qëlluan kundër protestuesve të tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!