FOTO/ “Nuk ka dyshime”, Ronaldo Nazairo tregon se cili lojtar duhet të fitojë “Topin e Artë”

schedule15:44 - 14 Tetor, 2021

schedule 15:44 - 14 Tetor, 2021

Pas konfirmimit të fundit të listës së ngushtë të “Topin të Artë” të këtij viti me 30 lojtarë, ish-sulmuesi Brazilian, Ronaldo Nazairo ka përcaktuar se cili lojtar duhet ta fitojë këtë çmim prestigjoz.

Ky vit sheh një mori talentesh me një shans për të fituar çmimin e themeluar në Francë, përfshirë sulmuesit, Haaland, Mbappe apo edhe Kante.

Megjithatë, Ronaldo ka pohuar se fituesi i ligshëm duhet të jetë sulmuesi i Real Madridit dhe Francës, Karim Benzema.

Në në postim në rrjetet sociale ish-sulmuesi tha: “Pa dyshim që kandidati im për Topin e Artë është Benzema. Sulmuesi më i mirë, i frikshëm në 10 sezonet e fundit dhe kampion mbi gjithçka, Nuk mendoni dhe ju kështu?”, përfundon Fenomeni. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!