Shehu: Doni të na mbyllni gojën! Balla: Po veprojmë si Evropa për kohën! Rushaj: Gënjeshtër

schedule10:33 - 14 Tetor, 2021

schedule 10:33 - 14 Tetor, 2021

Minutazhi i vënë në dispozicion për mazhorancën  dhe opozitën në Kuvend ka sjellë debate mes palëve. Opozita kërkon ndërprerjen e seancës duke pretenduar se pandemia po përdoret për “t’u mbyllur gojën” deputetëve.

Deputeti i PD Tritan Shehu tha se vendi nuk ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë por sipas tij kjo gjendje kërkohet të shpallet në Kuvend.

“Ju duhet të kërkoni që deputetët të jenë sa më aktivë, si mund të jenë deputetët sa më aktivë kur ju ua prisni fjalën. Zoti kryeministër keni shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Shqipëri? ji, dhe kërkoni të shpallni gjendje të jashtëzakonshme në parlament. Se ju e keni kërkuar, ju jeni ai që komandoni, zonja kryetare bëhet zëdhënësja juaj. Të ndërpritet seanca sot dhe të vendoset rregulli. U kujtohet çkërkuat me komisionet që tu hiqnit zërin komisioneve, këtë doni të bëni dhe në parlament”, tha Shehu.

Në përgjigje të tij kryetari i grupit parlamentar të PD Taulant Balla deklaroi se minutazhi është arritur me konsensus në Konferencën e Kryetarëve. E njëjta gjë sipas Ballës është bërë edhe nga vende të tjera. Sipas tij Kuvendi duhet të japë shembull te qytetarët se si duhet të sillen përballë pandemisë.

Sot zhvillohet seanca e PE në Strasburg. Diskutimet janë atje 4 orë për 708 eurodeputetë. Nga Shehu u tha se nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Ne jemi në gjendje të një pandemie botërore zotëri. Ska parlament në botë që zhvillon seancat me kohë të reduktuar.  Kemi bërë një ndryshim në punën e komisioneve, apeli im është që  ti bindemi asaj kërkese që ia bëjmë qytetarëve, por ende kemi deputetë që se kanë bërë këtë detyrim. Mos abuzoni duke iu referuar rregullores. Demokracia është çështje numrash është një marrënjë vendim nga konferenca e kryetarëve për këtë çështje. Ne kemi një përgjegjësi, ajo është për ta shëndrruar Kuvendin në modelin si duhet të sillet shoqëria jonë përballë pandemisë. Nuk e kemio fituar ende luftën me COVID”, tha Balla.

Kurse kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj tha se nuk kanë dhënë konsensus për shkurtimin e kohës dhe se ky vendim sipas tij është i njëanshëm nga PS.

Po gënjen. Ky është një vendim i njëanshëm. E keni ndryshuar në mënyrë të njëanshme rregulloren. Për asnjë nga këto çështje nuk është dhënë dakordësia jonë që të shkurtohet koha”. be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!