Fatjon Palushi njëri nga autorët e plagosjes së dyfishtë ditën e djeshme në zonën e Parkut të Autobuzave në Tiranë ishte nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” në momentin e ngjarjes. Ai ishte arrestuar në operacionin e qershorit të Komisariatit nr. 2 për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ku u prangosën në total 12 të rinj të zonës së ish-Parkut të Autobusëve. Palushi ishte pjesë e grupit që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Në këtë rast Palushi u la në ‘arrest shtëpie’.
Fatjon Palushi
Por ky nuk është rast i parë kur personat e lënë nga gjykata nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” enden të lirë duke u përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.
Në 4 qershor Mexhit Picari vrau me armë zjarri ish-dhëndrin e tij Kudrejt Saliaj në Tiranë. Autori shoqërohej nga e bija e cila dyshohet se i dha të atin armën me të cilën kreu krimin. Në atë kohë Dhurata Saliaj ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi ishte arrestuar nga policia për dhunë në familje. Ajo ishte në proces divorci me viktimën i cili e kishte kallëzuar të shoqen e akuzonte për dhunë në familje.
Në qershor të këtij viti 26-vjeçari Fridman Xhaferraj u masakrua me sende të forta në kokë dhe më pas u hodh në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Në atë kohë i riu duhet të ishte në arrest shtëpie. Policia kishte shkuar në shtëpinë e 26-vjeçarit për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, “arrest në shtëpi”, por nuk e ka gjetur. I vëllai i viktimës u tha efektivëve se 26-vjeçari është nisur për të punuar në Greqi me disa persona të tjerë. Xhaferraj dyshohet se u vra për larje hesapesh nga Lulzim Spahija dhe një tjetër person, me të cilët njihej më parë.
Fridman Xhaferraj
Në 28 shtator 21-vjeçari Aldi Rama vrau me armë zjarri nënkomisarin e policisë së Lezhës Saimir Hoxha teksa ky i fundit ndodhej në krye të detyrës. Hoxha e ndaloi Ramën për verifikim në zonën e Kune Vain në Lezhë ndërsa ky i fundit e qëlloi me dy plumba njëri prej të cilëve e kapi në pjesën e zemrës duke i marrë jetën. Rama ndodhej në arrest shtëpie prej muajt nëntor të vitit të kaluar pasi ishte ndaluar me lëndë narkotike. m.v/Abcnews.al