Uashingtoni planifikon të rihapë misionin diplomatik për palestinezët në Jerusalem

schedule21:53 - 13 Tetor, 2021

schedule 21:53 - 13 Tetor, 2021

Administrata Biden ka ndryshuar politikat lidhur me marrëdhëniet me palestinezët. Uashingtoni planifikon që të rihapë konsullatën e SHBA-ve në Jerusalem, si pjesë e përpjekjeve për të thelluar lidhjet me palestinezët.

Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Shtetit Anthony Blinken ditën e sotme pas një mbledhje me homologët e tij nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Do të vijojmë me procesin e rihapjes së konsullatës në kontekstin e thellimit të këtyre marrëdhënieve me palestinezët,” tha Blinken. /abcnews.al/