Një shifër e lartë e të infektuarve me Covid është shënuar këtë të mërkurë në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 412 raste të reja nga 3 567 testime dhe kanë humbur jetën 20 persona
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 195.542 raste me koronavirus, mes të cilëve janë shëruar 182.078, ndërsa kanë vdekur 6.875.
Ndërkohë numri i rasteve aktive është 6.589./abcnews.al