Filipçe: Situatë e qetë, nuk presim valë të re të COVID-19

schedule16:10 - 13 Tetor, 2021

schedule 16:10 - 13 Tetor, 2021

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe këtë të mërkurë në një konferencë për mediat është shprehur se nuk pret valë të re të fortë të Covid-19 këtë vjeshtë.

Filipçe ndër të tjera shtoi se kapacitetet dhe autoritetet shëndetësore janë të përgatitur për çdo gjë.

Nuk presim valë të lartë dhe presion mbi spitalet, por ne jemi gati, ka kapacitete të lira dhe sasi të mjaftueshme testesh”, shtoi ai.

Filipçe tha se hapat e ardhshëm në luftën kundër pandemisë do të varen nga skriningu në shkolla, për të parë nëse ka nxënës asimptomatikë, por edhe nga pamja epidemiologjike me këtë përqindje të vaksinimit të popullatës, prej të cilave do të varen kufizimet eventuale në të ardhme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!