Gjermania prezanton trenat e parë autonom

schedule14:07 - 13 Tetor, 2021

schedule 14:07 - 13 Tetor, 2021

Siemens dhe kompania gjermane Deutsche Bahn zbuluan të hënën trenat “e parë në botë” autonom, duke argumentuar se teknologjia e re përmirëson qëndrueshmërinë dhe kursen energji. 4 trena të automatizuar do të lëvizin nga dhjetori në rrjetin tokësor të Hamburgut S-Bahn, i cili po përmirësohet me një investim prej 60 milionë eurosh.

“Ne po e bëjmë transportin hekurudhor më inteligjent,” tha Roland Busch, CEO i Siemens. Busch vlerëson se trenat autonom mund të transportojnë “deri në 30 përqind më shumë pasagjerë, të përmirësojnë ndjeshëm përpikmërinë dhe të kursejnë më shumë se 30 përqind të energjisë “.

Sidoqoftë, megjithëse trenat janë plotësisht të automatizuar, do të ketë një shofer në të gjitha udhëtimet e udhëtarëve për arsye sigurie. Franca ka gjithashtu plane të ngjashme, e cila kishte njoftuar në vitin 2018 se synon të ketë gati prototipet e trenave pa shofer deri në vitin 2023. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!