Pas vëmendjes së madhe nga fakti që është në pritje të fëmijës së dytë, Kylie Jener ka shkaktuar sërish zhurmë në internet. Kësaj radhe bëhet fjalë për disa foto, të cilat kanë bërë bujë të madhe. Miliarderja 24-vjeçare po promovon koleksionin e saj të kozmetikës, dhe si pjesë e fushatës, pozoi nudo në një pellg gjaku.
Megjithatë, fotografitë kanë ngjallur polemika, pasi shumë përdorues i kanë cilësuar këto foto si të zymta dhe shqetësuese. “Nuk më pëlqen aspak kjo duket si satanike.”, “Kjo është shqetësuese, veçanërisht pasi jeni shtatzënë.” , “Fakti që ju e shihni këtë tërheqëse është në të vërtetë tmerruese.”, kanë shkruar disa përdorues.
Kylie konfirmoi se është në pritje të ëmbël një muaj më parë. Pasi përflitej se është rikthyer me babain e vajzës tre vjeçare, Travis Scott, miliarderja doli publikisht dhe pranoi se do të bëhen prindër për herë të dytë. /abcnews.al