Skuadra e Interit do të luajë këtë të shtunë kundër Lacios në kampionat. Trajneri i “Zikaltërve” është në një dilemë të madhe sa i përket formsacionit që do të hedhë në fushën e lojës.
Në mungesë të Joaquin Correa, i cili ka një ngarkesë fizike duke marrë parasysh se është aktivizuar me kombëtares argjentinase dhe mbi të gjitha akoma nuk ka kryer vizitat mjeksore, nuk mund të jetë gati në ndeshjen kundër ish-ekipit të tij Lacios, nga ana tjetër as Inzaghi nuk do të rrezikojë duke marrë parasysh që pas Lacios e presin dy sfida të rëndësishme me Sherif Tiraspol dhe Juventusin.
Timonierit të Interit do i duhet të gjej një zgjidhje. Në këto kushtë janë 3 lojtarë që do të hidhen nga minuta e parë në fushën e lojës, Lautaro Martinez, Hakan Calhanoglu dhe Ivan Perisiç, për të bërë të mundur një rezultat pozitiv, të mështetur gjithashtu edhe nga Dzeko në sulm. /abcnews.al