Policia e Kosovës zhvilloi një aksion kundër kontrabandës në veri të vendit. Ky aksion, që është shtrirë në disa lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Prishtinës Pejës e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, ka gjetur kundërshtim nga serbët në Mitrovicën e Veriut.
Nga disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, shihet tym, ndërsa aty gjenden edhe zjarrfikësit që po e kryejnë detyrën, raporton Gazeta Express.
Kosovska Mitrovica sada!
Suzavac i šok bombe, šiptarska policija ponovo hapsi na severu Kosova i Metohije! pic.twitter.com/tVRaIOHx9J— Nemanja Šarović (@NemanjaSarovic) October 13, 2021
Sipas institucioneve të rendit, aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Policia ka njoftuar se deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.
Policia e Kosovës ishte vendosur edhe para barnatoreve në veri, ndërsa është dashur të përdoret gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të serbëve që ishin nisur drejt Policisë./ Gazeta Express