Patrik Shanahan, deri tani zëvendës sekretar i mbrojtjes. Duke filluar që nga 1 janari do të jetë në krye të Pentagonit duke zëvendësuar gjeneralin Matis. Lajmi është konfirmuar me anë të një mesazhi në profiling Tuiter nga presidenti amerikan Donald Tramp.
Xhim Matis do të zëvendësohet nga Patrik Shanahan. Ky i fundit i cili ka qebë zëvendës sekretar i mbrojtjes, tashmë do të drejtojë Pentagonin. Lajmi është konfirmuar nga presidenti amerikan i shtetit Donald Tramp. Emërimi do të jetë zyrtar në 1 janar ndërkohë që Shanahan mban një post të përkohshëm por funksional.
Gjenerali Matis dha dorëheqjen pas vendimit të Tramp për të tërhequr trupat ushtarake amerikane nga Siria duke thelluar dhe më shumë distancat me Shtëpinë e Bardhë.
Por Tramp me anë të një mesazhi në profilin e tij Tuiter shkruan se ishte shumë i lumtur të lajmëronte se një zëvendës sekretari amerikan i mbrojtjes, i talentuari Patrik Shanahan do të marrë postin e sekretarit të mbrojtjes duke filluar që nga 1 janari 2019. Shanahan ka qenë menaxher i Boeing.
Sipas Nju Jork Tajms, Donald Tramp ështët shumë i zemëruar për mbulimin mediatik që i është kushtuar dorëheqjes së kreut të Pentagonit. Për këtë arsye ai ka urdhëruar Matis që të largohet nga administrata në 1 janar, pra dy muaj para se sa kishte parashikuar gjenerali.
I pyetur në një konferencë për shtyp se cfarë mendonte për vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për tërheqjen nga Siria, presidenti francez Makron u shpreh se nuk ishte aspak dakord. Makron theksoi se një aleat duhet të jetë i besueshëm. /abcnews.al

