Një person, që paraprakisht dyshohet se është grua është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në zonën e molit të petroliferës në Vlorë. Rasti është evidentuar nga peshkatarë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë.
Trupi i pajetë, i dekompozuar ende nuk dihet kujt i përket dhe sa kohë ka që është mbytur, dyshohet se është rreth 50-vjeç.
Mjekësia ligjore ka nisur procedurat në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë./ Abcnews.al