Rifillon ndeshja, arbitri ultimatum për tifozët shqiptarë

schedule22:39 - 12 Tetor, 2021

schedule 22:39 - 12 Tetor, 2021

Pas disa minutash ndërprerje ka rifilluar ndeshja në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Ndeshja u ndërpre për shkak të acarimit të tifozerisë shqiptare të cilët qëlluan me shishe ndaj futbollistëve polakë pas golit të këtyre të fundit në minutën e 76’.

Ndërkohë për rifillimin e ndeshjes arbitri ka vendosur një ultimatum se nëse hidhet qoftë edhe një shishe e vetëm në fushë, ndeshja do të ndërpritet përfundimisht dhe fitorja në tavolinë do të shkojë për Poloninë 0-3. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!