Në minutën e 76’, Polonia ka ndëshkuar Shqipërinë duke i çuar shifrat në 0-1.
Pas një harkimi nga krahu i djathtë, Sviderski godet me të djathtën duke ndëshkuar Kombëtaren tonë.
Momente tensioni ka sjellë ky gol ku tifozët kuqezinj në minutën e 78’, qëlluan me shishe ndaj lojtarëve polakë.
Pas hedhjeve të sendeve në fushë gjyqtarët udhëzuan skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjeve duke ndërprerë kështu ndeshjen.
Gjyqtari ka vendosur që ndeshja mund të rinisi por me kushtin që tifozët të qetësohen në të kundërt, ndeshja do të fitohet përfundimisht në tavolinë 0-3 nga polakët. /abcnews.al/