Një ditë pasi Merck kërkoi miratim për pilulën e saj kundër COVID-19, këtë të martë bëhet me dije se në Indi ka filluar prodhimi i përbërësit të ilaçit. Everest Organics ka bërë me dije se ka filluar prodhimin e përbërësit aktiv farmaceutik (API) për një version gjenetik të pilulës eksperimentale anti-virale të Merck & Co.
Mediat e huaja transmetojnë se prodhuesi indian i barnave i bashkohet edhe kompanisë Divi Laboratories Ltd për ilaçin eksperimental oral të Merck.
“Pas zhvillimit të suksesshëm të barnave të ndryshme kundër COVID-19 si Oseltamivir, Remdesivir… Everest Organics është në rrugën e saj të zgjerimit të portofolio-s”, ka thënë Shefi ekzekutiv, Srikakarlapudi Sirisha.
Një ditë më parë Merck kërkoi autorizimin për ilaçin e saj, për përdorim emergjent nga rregullatori i SHBA-së, duke e vënë në rrugën e duhur për ta bërë ilaçin e parë oral për përdorim kundër COVID-19. /abcnews.al