“Gjeta thesarin”, Pecorelli kërkon punë: Jam në vështirësi ekonomike

schedule13:35 - 12 Tetor, 2021

schedule 13:35 - 12 Tetor, 2021

Thesari  që ka gjetur në ishullin Montecristo, nuk i ka shërbyer biznesmenit italian Davide Pecorelli i cili ka filluar të kërkojë punë.

Pasi pretendoi se kishte gjetur thesarin e Montecristo-s në disa arka, por tha se nuk ishte në posedim të tij, të hënën në mëngjes ka konfirmuar se i ka kërkuar organizatës Caritas di Citta në Castello që ta ndihmonin dhe t’i gjenin një punë, edhe si punëtor, për të mbajtur familjen.

Caritas, është një organizatë që mbështet njerëzit dhe familjet që janë në vështirësi ekonomike.  45-vjeçari Pecorelli nuk është më titullar në aktivitetet e tij ekonomike.

“Vështirësitë e mia ekonomike janë të qarta dhe kanë zgjatur prej muajsh, që kur jam nisur për Shqipëri. Në këtë fazë më duhet që të rifutem në lojë, duhet të mendoj për fëmijët, edhe pse e përsëris që nuk do të jem më sipërmarrës në Itali”, ka thënë Pecorelli.

Historia e Davide Pecorelli-t është e mbuluar e tëra me mister dhe përveç tij, askush nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur këto ato 9 muaj, kur ai u zhduk dhe qëndronte i fshehur në Vlorë.

Biznesmeni italian u gjet në ishullin italian 9 muaj pasi inskenoi vdekjen e tij në Pukë. Së fundmi ai është vënë hetim për vjedhje mallrash. “Po kërkoja një thesar,” tha ai kur u gjet me anijen e përmbysur në ishull, ndërsa mbante dhe monedha ari dhe objekte të vjedhura.

Lexo edhe: Gjeta dy arka me monedha ari”, Davide Pecorelli nën hetim për vjedhje

Po ashtu, italiani që mendohej se ishte i vdekur, në fakt shijonte jetën në Vlorë. Përpos drejtësisë italiane ai pret që të ballafaqohet me drejtësinë shqiptare./be.k/Abcnews.al