Shqipëria do të ndeshet me Poloninë ditën e sotme në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” në kuadër të kualifikeseve të Botërorit, Katar 2022.
“Kuqezinjtë” janë duke kaluar një moment mjaft të mirë dhe kjo ka bërë që të gjithë sportdashësitr shqiptarë te jënë optimistë dhe të shpresojnë së Kombëtarja do t’ia dalë edhe sonte përballë një kundërshtari mjaft të fortë si Polonia.
Në një “Vox Pop“ të realizuar nga gazetari i Abcnews.al, Ermal Vaka, qytetarët shqiptarë nuk e fshehin entuziazmin, por po ashtu “qajnë” mugesat e Gjimshitit dhe Cikalleshit, dy nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.
Të gjithë i kanë sytë nga 20 vjeçari, Armando Broja, sulmuesi që ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 asist në vetëm 84 minuta të luajtura, duke thyer një sërë rekordesh.
“Nga Broja pres gol unë”, shprehet një prej qytarëve. “Nga i gjithmonshmi, ai që shënoi ndaj Hungarisë dy herë”, shprehet një tjetër.
Ndiqeni mëposhtë videon e plotë./abcnews.al