Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen kundër Gjeorgjisë në kuadër të Kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.
Dardanët kanë 4 pikë në Grupin B, ndërsa ata do tentojnë t’I marrin përsëri fitoren Gjeorgjisë, këtë herë në stadiumin e tyre para syrit të tifozëve.
Bernard Challandes në konferencës për media bëri të ditur se lojtarët duhet të luajnë më shumë fizikisht dhe mos bëjnë gabimet e njëjta si në humbjen 3-0 ndaj Suedisë javën e kaluar.
Sipas “telegrafisport”, timonieri zviceran pritet të rreshtojë skuadrën me skemën 4-3-3.
Kujtojmë se Dardanët e fituan takimin e parë ndaj Gjeorgjisë me rezultat 1-0 me gol të realizuar nga Vedat Muriqi.
Kosova (4-3-3): Muric – Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti – Dreseviq, celina, Loshja – Rashica, Rashani, Muriqi
View this post on Instagram
/abcnews.al