Edhe personat me simptoma mesatare janë të rrezikuar nga tromboza

schedule11:27 - 12 Tetor, 2021

schedule 11:27 - 12 Tetor, 2021

Sipas një studimi të ri francez, edhe personat me simptoma mesatare të Covid janë të rrezikuar nga tromboza. Deri më tani, më të rrezikuar ishin personat me simptoma të rënda të Covid.

Studiuesit, të cilët botuan artikullin në revistën Thrombosis Research, sipas Reuters, studiuan 2,292 pacientë me simptoma të lehta dhe mesatare të Covid. Pas katër javësh, u vu re se një në 200 (0.6%) pacientë me  simptoma të lehta që nuk kishin nevojë për shtrim në spital dhe pesë në 200 (2.3%) me simptoma të lehta, të cilët ishin shtruar në spital zhvilluan mpiksje gjaku.

Në përgjithësi, rreziku i zhvillimit të trombozës ishte mesatarisht 1.7% më i lartë tek pacientët me COVID-19 sesa te personat që nuk ishin të infektuar. Studimi thekson nevojën që mjekët që kujdesen për pacientët me simptoma të lehta dhe mesatare, veçanërisht nëse një pacient është mbi 65 vjeç  dhe mund të ketë nevojë për tu shtruar në spital.

Një studim i dytë, i botuar në Gazetën Mjekësore Amerikane “JAMA Internal Medicine”, i udhëhequr nga Alex Spyropopoulos, një profesor greko-amerikan, zbuloi se 19 pacientë me simptoma mesatare ishin të rrezikuar nga tromboza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!