Erdogan njofton operacione të reja ushtarake në veri të Sirisë

schedule22:09 - 11 Tetor, 2021

schedule 22:09 - 11 Tetor, 2021

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se ishte gati të merrte masat e nevojshme për të eleminuar shpejt kërcënimet kundër forcave turke pas sulmeve të fundit ndaj tyre në veri të Sirisë.

“Ne jemi të vendosur të eliminojmë vetë kërcënimet nga Siria,” paralajmëroi presidenti turk në fund të një takimi të kabinetit, duke thënë se durimi i tij po mbaron.

Të paktën gjashtë persona, përfshirë civilë, u vranë sot në një shpërthim të një makine bombë në një zonë të kontrolluar nga Turqia në veri të Sirisë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Shpërthimi ndodhi në qytetin Afrin, i vendosur në provincën veriore të Alepos, në veriperëndim të Sirisë.

“Sulmet e fundit që synojnë forcat tona policore kanë arritur kufijtë e tyre,” tha Presidenti Erdogan. “Ne do të marrim masat e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi ai.

“Durimi ynë po mbaron në lidhje me këto zona të Sirisë nga vijnë sulmet terroriste që synojnë vendin tonë,” këmbënguli ai.

Rajoni kurd i Afrin, në veriperëndim të Sirisë, rreth 70 km nga Idlib, u pushtua në mars 2018 nga forcat turke dhe forcat e tyre aleate siriane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!