Myrto Uzuni shpallet njeriu i vitit 2018 në Berat

schedule16:14 - 22 Dhjetor, 2018

schedule 16:14 - 22 Dhjetor, 2018

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, mori një vlerësim të lartë nga qyteti i tij i lindjes, Berati. Ai u nderua me titullin “Njeriu i vitit 2018”.

Nuk e kishte menduar se fundi i vitit do ta gjente kështu.

Myrto Uzuni shkëlqeu me kombëtaren dhe me klubin e tij në Kroaci, dhe nga qyteti I tij I lindjes, Berati, iu bë një dhuratë e merituar.

Futbollisti 23-vjeçar u shpall “Njeriu i Vitit” i Beratit, titull që iu akordua nga Këshilli Bashkiak, dhe iu dorëzua nga drejtori i policisë së qarkut të Beratit, Artion Duka.

Uzuni pati këto dedikime për të bërë, ndërsa mori çmimin.

“Dua të falenderj familjen time e cila ka qenë një shtysë e madhe që unë të arrij deri më sot. Së dyti falenderoj Kryetarin e Bashksië, i cili ka bërë shumë për qytetin e Beratit. Ky vlerësim për mua do të thotë shumë”.

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Beratit, u transmetua edhe një material për karrierën e futbollistit 23-vjeçar, që nga fillimi tek Tomori i Beratit, për të kaluar me Apoloninë në Fier dhe Laçin, e për t’u transferuar gjatë verës për në Kroaci, tek Lokomotiva e Zagrebit.

Përveç Uzunit, Bashkia nderoi me titullin “Njeriu i Vitit 2018” edhe arkitekten boshnjake, Lejla Hazdiç, për rolin e saj në trashëgiminë kulturore të Beratit,  dhe Simon Vrushon, për kontribuin e tij në çeljen e muzeut “Solomoni”, i pari muze në vendin tonë kushtuar hebrenjve.

Duke u kthyer tek,Uzuni, lojtari e ka treguar veten si një nga lojtarë më të mirë të Lokomotivës, duke shënuar 4 gola e duke shërbyer pasime goli në Ligën e Parë të Kroacisë dhe në Ligën e Europës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!