Shumica socialiste do të rrëzojë një nga tre komisionet hetimore që ka kërkuar Partia Demokratike, ndërsa për dy të tjerët ka dhënë “OK”, por me kushte.
Gazetarja e “ABC”, Esiona Konomi mëson nga burime brenda grupit parlamentar të PS-së që u mblodh mëngjesin e sotëm nën drejtimin e Taulant Ballës, se shumica ditën e enjte do të votojë kundër ngritjes së komisionit hetimor “Becchetti”, ndërsa për “Inceneratorët” dhe atë që e cilëson “masakër zgjedhore” në 25 Prill do të votohet pro, por do të kërkohet të riformulohet objekti i hetimit.
Vendimi i shumicës socialiste pritet që të shkaktojë reagim të fortë te Partia Demokratike, e cila do të këmbëngulë te hetimi i çështjes “Becchetti”, por edhe te qëndrimi që ka duke mos ndryshuar objektin hetimor për dy komisionet e tjera që ka kërkuar. Seanca e së enjtes pritet që të sjellë debate të forta në Kuvend./ Abcnews.al