“Këmbën e mbarë për ata që do të zhvillojnë vendin”, Rama i “Kosheres” pret në zyrë fëmijën e parë afgan

schedule21:01 - 10 Tetor, 2021

schedule 21:01 - 10 Tetor, 2021

Dhjetë ditë më parë në vendin tonë ka ardhur në jetë fëmija i parë afgan. Një nga gratë e strehuara në Shëngjin ka sjellë në jetë fëmijën e saj në spitalin e Lezhës. Prindërit e kanë pagëzuar djalin me emrin shqiptar, Albi.

Ndërkohë, sot në spektaklin e humorit “Kosherja” është “risjellë” ky moment me plot humor, sikur kryeministri Edi Rama e ka pritur në zyrë dhe i ka thënë se ka lindur me fat.

Jemi këtu në zyrën time me fëmijën e parë afganas të lindur në Shqipëri. Jam shumë i lumtur për këtë fëmijë shqiptaro-afgan, i cili pastë këmbën e mbarë për të gjithë ata të tjerët që do të vijnë të zhvillojnë këtë vend si shqiptaro-jordanez, shqiptaro-bangaladeshas dhe shqiptaro-kenian. Mirë se erdhe vogëlush. Ti ke lindur me fat, ke lindur në vendin e shqiponjave”, tha Rama i “Kosheres”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!