Policia e Tiranës ka arrestuar një 59-vjeçar me iniciale A.Z. i cili akuzohet se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe më pas ka dhunuar të shoqen.
Në lidhje me këtë ngjarje materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme hetimore.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. A, 59 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkelur urdhërin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë fizike nga bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore”, njofton policia. m.v/Abcnews.al