Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 386 raste të reja nga 3791 teste të kryera, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Ka vijuar numri i lartë edhe i pacientëve që kanë ndërruar jetë, 16 veta, ndërsa janë shëruar 529 pacientë, shkruan INA.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 194231, numri i pacientëve të shëruar në 176807 dhe i të vdekurve në 6 799.
Momentalisht ka 10625 raste aktive. Deri më tani në vendin fqinj janë bërë gjithsej 1314953 testime për Covid – 19./ Abcnews.al