Karriera e Thoma Gëllçit: Nga “Hosteni” në “RTSH” dhe pas hekurave të SPAK-ut

schedule21:59 - 8 Tetor, 2021

schedule 21:59 - 8 Tetor, 2021

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi së bashku me tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit Ofertave u arrestuan sonte me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Por si arrti Gëllçi që të ngjitej deri në krye të RTSH-së. Ai fillimisht ka punuar si gazetar në Revistën humoristike “Hosteni” dhe më pas në gazetën “Zëri i Populli”,  të cilën e drejtoi për disa vjet si kryeredaktor. Ai gjithashtu është themelues i gazetës “24 orë”.

Lexo edhe: Arrestohet ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi

Po ashtu ai ka punuar në struktura të larta të qeverisë Meta në detyrën e drejtorit të Departamentit të Informacionit. Për të ardhur në 6 maj të 2016 kur u emërua drejtor i RTSH-së, post që e mbajti deri më 21 maj të këtij viti. Gëllçi u shkarkua nga Këshilli Drejtues i RTSH-së.

Lexo edhe: Ky është tenderi që futi në burg ish-drejtorin e RTSH-së, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve të tjerë

Duke patur parasysh se mandati i drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, ka përfunduar më datë 6/05/2021, Këshilli Drejtues i RTSh-së konstaton se çdo vendim i ndërmarrë nga drejtori i Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit të tij përbën shkelje pasi është në tejkalim të kompetencave të tij dhe për të cilat do të mbaje përgjegjësi ligjore.

Lexo edhe: Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së, reagon kryeministri Edi Rama

Për sa më sipër dhe në zbatim të nenit 105 pika 2  të ligjit 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në RSH”, Këshilli Drejtues i RTSH-së më votën pro të 8 anëtarëve të pranishëm dhe dy votat kundër të dy anëtarëve të tjerë vendosi që drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi të lirohet nga detyra dhe t’ia dorëzojë detyrën zv.drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, z. Martin Leka”, thuhej në kronikën e RTSH.

NJOFTIMI I PLOTE I SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistruar procedimin penal nr.82/2020 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërfshirëse lidhur me këtë proçedim rezultoi se:

Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal.

Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M., E.M. dhe Th.G. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.79 datë 07.10.202, vendosi: “Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Vendosjen e masës të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasit nën hetim Th.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit i detyrës, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Vendosjen e masave të sigurimit sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasave nën hetim J.T., A.M. dhe E.M., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal. Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!