Prokuroria e Posaçme, do rihapë hetimet për vrasjen e bujshme të Komisar Arben Zylyftarit, ngjarje e ndodhur 21 vite më parë.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se për këtë çështje do të ripyeten të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen e rëndë.
Mësohet se personi i parë i marrë në pyetje Sokol Koçiu, ish-avokati i Admir Tafilajt, i dënuar përjetë për vrasjen e ish kryepolicit te Shkodrës.
Janë të njëjtat burime që bëjnë me dije se, Admir Tafilaj ka pretenduar se ngjarja është e pa zbardhur dhe është manipuluar. Ndërsa verifikimet do vijojnë dhe pritet të merren në pyetje edhe persona të tjerë. /Abcnews.al