Situata politike në Partinë Demokratike është komentuar nga aktorët Genc Fuga dhe Gentian Zenelaj të ftuar në ABC Live të cilët kanë theksuar se një lëvizje të tillë e shikojnë si një përçarje të opozitës.
Fuga në fjalën e tij ka theksuar faktin se problemi në të gjithë këtë situatë politike është divorci që mund të ndodhe mes familjes së brendshme të kryedemokratit.
Aktori shprehet se të gjithë e dimë se bashkëshortja e Bashës nuk ka pasaportë shqiptare dhe mund të lindë një
“Berisha po kthen kauzën në një parti politike, pasi humbi luftën elektorale pasi nuk kishte kauz. Lëvizjet e tij janë të shoqëruar me shprehjet e ligjit Miranda, që thotë se ti ke të drejtën të rrish i heshtur. Në të gjithë lëvizjen e Berishës, shikoj një divorc shumë të shpejtë, divorc në familjen Basha. Ai që del non grada në Amerikë në bazë të një konvente që ka një marrëveshje me Evropën që automatikisht obligon që BE të nxjerrë të gjithë ato që do Amerika dhe anasjelltas. Por çfarë do të ndodhë me familjen e vogël Basha?
Ne e dimë që bashkëshortja e Lulzim Bashës nuk e ka pasaportën shqiptare dhe nukvotoi në votime po sikur mbreti i Holandës të thërrasë shtetasin e tij dhe ti thotë kujdes se personi që ti je martuar dhe ma fut në kufijtë e Holandë mund të dalë nën grada. Atëherë do të gjendet edhe thelbi i karakterit të këtyre lëvizjeve. A kemi mundësinë që ta ndalojmë këtë divorc brenda familjes Basha se janë dhe dy vajza në mes.
A kemi ne mundësi ta ndalojmë një divorc të familjes Basha me pasaportë evropiane? Jo”, ka thënë Fuga.
Nga ana tjetër aktori Gentian Zenelaj ka theksuar se në këto momente dhe zhvillime opozita është e përçarë dhe kaotike.
Sipas tij ishalla të gjithë këto lëvizje të shërbejnë për të qenë një foltore në parlament për të na ardhur në ndihmë të gjithëve ne.
“Nëse Berisha po e bën që të bashkojë këtë për të bashkuar PD për ti dhënë një lider që e merito atëherë e përgëzoj. Kam jetuar në Shqipëri dhe në kohën e Berishës por që nuk kam pirë qumësht me trëndafila në këtë aspekt njëlloj. Ajo që shikoj është fotografinë kush është me të dhe me të janë të gjithë gjeneralët që kanë qenë me Bashën dhe dështuan, për mua ato janë të dështuar politikisht. Unë sot shikoj një opozitë të përçarë të paqartë dhe kaotike dhe ishalla këto foltore shërbejnë për të qenë në parlament dhe për të folur për ne”, ka thënë ai. e.su./abcnews.al