Nga sot, gjoba për çdo shofer që nuk vendos etiketa në targat serbe

schedule11:10 - 8 Tetor, 2021

schedule 11:10 - 8 Tetor, 2021

Policia duke filluar nga dita e sotme do të gjobisë të gjithë drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk do ta zbatojnë vendimin për vendosjen e etiketave në targat e lëshuara nga Serbia.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një deklarate për mediat u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen me etiketa në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve dhe në stacionet më të afërta policore, në të kundërtën Policia e Kosovës do t’i gjobisë ata.

Ky vendim i Ministrisë vjen pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Sipas pikës dy të kësaj marrëveshjeje, si Kosova, ashtu edhe Serbia, do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra- tjetrës.

Aplikimi i këtyre etiketave ka nisur nga 4 tetori dhe do të zgjasë për 6 muaj, pas së cilës periudhë pritet të dilet me rekomandime se si të shkohet përpara./abcnews.al