Sipas një studimi nga Japonia, ndjenja e lodhjes dhe përgjumjes intensive pak pas perëndimit të diellit mund të jetë një “sinjal rreziku” për zemrën, të paktën tek burrat. Gjetjet sugjerojnë se nëse një burrë e ka të vështirë t’i mbajë sytë hapur gjatë natës ose bie në gjumë para TV, mund të ketë presion të lartë të gjakut dhe një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës.
Studimi, i cili përfshiu mbi 2 mijë pjesëmarrës nga mosha 40-60 vjeç , zbuloi se burrat me presion të lartë gjaku flinin më herët gjatë natës sesa ato me presion normal. “Koha e gjumit është e lidhur me presionin e lartë të gjakut, pavarësisht nga faktorët e tjerë.”, theksoi ndër të tjera Dr Nobu Sasaki nga Universiteti i Hiroshimës.
Sa i përket marrëdhënies midis gjumit dhe stresit, studiuesit thonë se njerëzit me hipertension mund të duan të shkojnë në shtrat më herët për shkak të shëndetit të tyre të dobët, gjë që çon në një ndjenjë më të fortë të lodhjes. Sidoqoft, hipertensioni ka të ngjarë të ndikojë në orën biologjike të trupit, duke nxitur përgjumjen herët, por duke ndërprerë gjumin gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit. /abcnews.al