Pretendimet tronditëse të torturave dhe përdhunimeve të tmerrshme të të burgosurve në burgjet ruse, të shoqëruara me video të publikuara në mediat ndërkombëtare kanë shkaktuar tronditje.
Fotografitë dhe videot e torturave dhe përdhunimeve çnjerëzore u nxorën në dritë nga ish i burgosur në burgjet ruse, Vladimir Osetskin. Ai ka në posedim shumë më tepër material, i cili vërteton ekzistencën e një qarku të organizuar torturash dhe përdhunimesh, nën urdhrat, në fakt, të administratës së burgut.
Si refugjat në Francë, Osetsky nxori në dritë zbulimet tronditëse në gazetën franceze “Le Monde”, e cila vërteton ekzistencën dhe vërtetësinë e rreth 1.000 videove të ish-të burgosurit. Ai aktualisht është aktivist që merret me mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve dhe raportimin e krimeve që ndodhin brenda burgjeve.
Vdieoja e parë, shkurt 2020 nga një mijë të tilla tregon një të burgosur me krahët dhe këmbët e lidhura duke bërtitur nga dhimbja ndërsa përdhunohet. Siç shihet në video, një i paraburgosur mban të arrestuarin, një tjetër e përdhunon dhe një i tretë e filmon, madje edhe me pajisjet e administratës së burgut.
WARNING: GRAPHIC CONTENT – Russian authorities said they fired five senior prison officials and opened a slew of criminal investigations into alleged torture and sexual assaults at a jail in the Saratov region https://t.co/hg1WYA3crZ pic.twitter.com/MgsbRqm0lY
— Reuters (@Reuters) October 7, 2021
Videoja e dytë, e datës 10 Prill 2020, tregon një burrë që qëndron mbi një të burgosur, duart e të cilit janë të lidhura me shirit, dhe i shtyp kokën me çizmet e tij. Një video tjetër, e datës 25 qershor 2020, tregon përdhunimin e një të burgosuri të lidhur me një litar.
Shërbimi Federal i Burgjeve në Rusi dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kanë nisur një hetim mbi akuzat e torturës.
Një zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se Kremlini ishte në dijeni të rastit. “Me sa dimë, Shërbimi Federal i Burgjeve po merret me çështjen. Nëse vërtetohet informacioni, kjo natyrisht do të jetë një arsye për kryerjen e një hetimi serioz” tha Dmitry Peshkov./ Abcnews.al