Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Ky është “koka” e grupit kriminal që u arrestua në Shkodër

schedule17:37 - 7 Tetor, 2021

schedule 17:37 - 7 Tetor, 2021

Abcnews.al ka siguruar foton e 30-vjeçarit që u arrestua sot në Shkodër me akuzën e drejtimit të një grupi kriminal në kryeqendrën e veriut të Shqipërisë. Ai është Luverdo Kola.

Luverdo Kola

Sipas uniformave blu, 30-vjeçari është person me rrezikshmëri të lartë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kola ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.  30-vjeçari, më datë 01.09.2020, plagosi me armë zjarri, Tonin Larushkun.

Ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Toplanë, të Vaut të Dejës. Pas arratisë për më shumë se një vit, tashmë 30-vjeçari do të përballet me drejtësinë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!