Një specie e re e të ashtuquajturit “ari ujor”, është zbuluar e fosilizuar në Republikën Dominikane. Sipas shkencëtarëve, është 16 milion vjet e vjetër. Megjithëse është vetëm fosili i katërt tardigrad që zbulohet dhe emërohet zyrtarisht, është i pari që është rimarrë nga epoka kenozoike.
Tardigradet njihen si “arinjtë e ujit” për shkak të pamjes së tyre kur shihen nën një mikroskop. Hulumtuesit ishin në gjendje të merrnin një vështrim të detajuar të krijesës, duke parë pjesë të gojës dhe kthetrat e ngjashme me një gjilpërë që janë 20-30 herë më të holla se flokët e njeriut.

“Zbulimi i një tardigradi fosil është me të vërtetë një ngjarje unike në histori,” tha Phil Barden, bashkëautor i studimit dhe një profesor asistent i biologjisë në Institutin e Teknologjisë në New Jersey.
Tardigradet e ditëve moderne mund të gjenden pothuajse në çdo mjedis me ujë. Krijesat e vogla janë të famshme për aftësitë e tyre të mbijetesës. /abcnews.al

