Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk do na hidhni hi syve”, Samiti i Ballkanit, gazetarja në “Abc Live”: BE e prerë, nuk ka datë për zgjerimin

schedule14:35 - 7 Tetor, 2021

schedule 14:35 - 7 Tetor, 2021

Qasja e Oliver Várhelyi, komisionerit evropian për fqinjësinë dhe zgjerimin për sa i përket Ballkanit Perëndimor është komentuar se po fokusohet vetëm tek Serbia.

Gazetarja Erisa Zykaj, u shpreh në “ABC Live” se edhe Kryeministri hungarez Viktor Orb Hasn ka mbrojtur aspiratat e BE -së për Serbinë. Kujtojmë se Maciej Popowski, shefi i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit ka deklaruar se Komisioneri Várhelyi e ka bërë prioritet përshpejtimin e negociatave të zgjerimit me Serbinë.

Nga ana tjetër liderët e BE nuk kanë pranuar që të përcaktohet një datë për zgjerimin pasi sipas gazetares Zykaj kjo do të vinte nën presion Bashkimin Europian.

“Mesazhi është i tillë nga BE. “Mos Kujtoni se po na hidhni hi syve. Keni probleme të mprehta me të drejtat europiane, me sundimin e ligjit, me lirinë e fjalës dhe me shtetin ligjor.”, Por ky nuk është mesazh dekurajues se Rajoni ka të drejtë për kërkesën që bën për shpejtimin e integrimit. Por nuk janë të vërteta nëse bëhen vetëm për të pasur një datë. “Ne nuk japim një datë për të bërë presion.” Nuk është kjo thelbi sipas Samitit të Ballkanit” tha gazetarja Erisa Zykaj.

Ndërkohë Ambasadori Agim Nesho, i ftuar në “Abc Live” ka thënë se komisioneri për zgjerimin është fokusuar tek integrimi i Serbisë por këtij shteti i është bërë i qartë se nuk ka anëtarësim pa njohjen e Kosovës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!