Luis Suarez ka ende nostalgji për Spanjën. Sulmuesi i Atl Madrid, u largua me vetëm një telefonatë nga Koeman në verën e vitit 2020.
Suarez në një intervistë me gazetarin spanjollë, Gerard Romero ka folur për shumë gjëra rreth Barcelonës.
“Unë do të doja të qëndroja në Barcelonë dhe do të zvogëloja pagën time nëse më kërkohej”.
Rikthimi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG: “Kur shënova golin e parë e dija që do të ktheheshim. Ne ishim të bashkuar dhe dolëm të fortë, Neymar ishte i mahnitshëm atë natë dhe Luis Enrique mbajti një fjalim shumë motivues”.
A mund Xavi të drejtojë ‘Blaugranët’: “Xavi mund të trajnojë Barçën tani, ai ka aftësinë dhe njohuritë, por do të ketë nevojë për durimin e tifozëve dhe shumë prej saj. Kjo është arsyeja pse thashë pak ditë më parë se nuk e di nëse është koha e duhur”.
A mund ta përfundoni karrierën në SHBA me Leo Messin: “Nuk e di. Kur të përfundoj kontratën me Atleticon dhe Leo do të përfundojë aventurën te PSG, do të shohim”, tha Luis Suarez. /abcnews.al/