Me dy gishtat lart, dy deputetët e opozitës që protestuan para Kryeministrisë

schedule18:19 - 6 Tetor, 2021

schedule 18:19 - 6 Tetor, 2021

Protestës së një grupi qytetarësh mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve iu bashkuan edhe dy deputetë të PD-së, Albana Vokshi dhe Saimir Korreshi.

Ne mbeshtetje te shoqerise civile. Cdo dite eshte e mire per te protestuar, mos prisni tju taksojne dhe ajrin” shkruan deputeti i Lushnjes, që u bë i njohur në fjalimin e tij të parë në Kuvend.

Gjithashtu edhe Vokshi është fiksuar nga kamerat në shoqërinë e disa personave në protestë kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët i kërkojnë qeverisë të mos rrisë çmimet e energjisë pas krizës që paralajmëroi kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.

Por sot zv/ kryeministri Ahmetaj u shpreh se qeveria po përgatit një paketë për të ndihmuar qytetarët përballë krizës./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!