Memphis Depay deklaroi që nuk do të pendohet kurrë që është transferuar te Barcelona.
Depay është i sigurt që privilegji për të luajtur në fanellën e Barcelonës ishte më se e mjaftueshme për të vendosur që t’i bashkohet Barcelonës.
“Si mund ta bëni pyetjen që nëse jam penduar për transferimin tim te Barcelona. Kjo është Barcelona. Nuk besoj që e kuptoni se sa i madh është ky klub, dhe se çfarë do të thotë për një lojtarë të transferohet këtu. Nuk do të pendohem kurrë”, tha Depay.
Depay në 9 ndeshje ka regjistruar vetëm tre gola dhe një asistim. /acbnews.al/