Një koncept i pazakontë i një jahti është zbuluar nga kompania italiane Lazzarini Design Studio. “Shape” është rreth 70 metra i gjatë dhe ka një boshllëk gjigant në mes të strukturës së tij. Karakteristika më e spikatur është harku, që mund të personalizohet në madhësi për secilin pronar.
Dizajni futuristik për jahtin luksoz është e kompletuar me gjashtë suita VIP. Është krijuar për të punuar tërësisht me energji të pastër me një sistem shtytës nga hidrogjeni dhe një panel të madh diellor që siguron karikim për të gjitha sistemet në bord.
/abcnews.al