Teksa shumë vende janë të frikësuara nga kriza energjetike e paralajmëruar, kryeministri britanik Boris Johnson e ka një plan. Ai ka ka konfirmuar planet për të eleminuar karburantet fosile nga prodhimi i energjisë elektrike në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2035.
Këtë e bëri me dije gjatë një konference të partisë konservatore ku tha se ndryshimi i propozuar do të ndihmonte në dekarbonizimin e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa do të zbuste ndikimin e llojit të luhatjeve të çmimit të gazit që kanë nxitur frikën e një krize të energjisë dimërore në javët e fundit.
“Ajo që po them është se ne mund të bëjmë për të gjithë prodhimin tonë të energjisë deri në vitin 2035 atë që po bëjmë me motorët me djegie të brendshme në automjete deri në vitin 2030,” tha ai.
“Dhe ajo që ne po themi gjithashtu është se deri në vitin 2035, duke parë përparimin që po bëjmë në fuqinë e erës, ku ne e udhëheqim botën tani në erën në det të hapur, duke parë se çfarë mund të bëjmë me burime të tjera të rinovueshme, kapjen dhe ruajtjen e karbonit me hidrogjen potencialisht, ne mendojmë se mund të arrijmë në përfundimin e prodhimit të energjisë së pastër deri në vitin 2035”, shtoi më tej Johnson.
Mbretëria e Bashkuar sipas The Guardian prodhoi 43% të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme në vitin 2020, por termocentralet me gaz ende përbëjnë një pjesë të konsiderueshme. Termocentralet bërthamore, të cilat aktualisht sigurojnë rreth një të gjashtën e energjisë elektrike në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu do të vazhdonin të ishin pjesë e përzierjes së energjisë sipas planeve neto zero.
Johnson tha se heqja e gazit nga prodhimi i energjisë elektrike do të shamngte rritjet e çmimeve.
“Avantazhi i kësaj është se do të thotë që, për herë të parë, Mbretëria e Bashkuar nuk është e varur nga hidrokarburet që vijnë nga jashtë me të gjitha tronditjet në çmimet e hidrokarbureve dhe rrezikun që paraqet për xhepat e njerëzve dhe për konsumatorin“, shtoi më tej Johnson.be.k/Abcnews