Nënëlokja që sfidon moshën, punon rreth 19 orë çdo ditë në stan

schedule12:35 - 5 Tetor, 2021

schedule 12:35 - 5 Tetor, 2021

Ende pa zbardhur dita, ajo e di që e presin 1001 punë. Por as këto dhe as 71 vitet mbi supe, nuk ia heqin buzëqeshjen fisnike në portretin e saj.

Diku në një kodër të fshatit Kallmet në Lezhë, në një stan modest jeton nënë Maria. E rrethuar nga bashkëshorti, fëmijët, nuset  e nipërit, nënë Maria pleqëron e lumtur. Edhe pse ata e ndihmojnë në të gjitha punët e stanit, nënë Maria refuzon të heqë dorë nga rutina e saj e një jete të tërë.

Arbenit, djalit të madh të nënë Maries, i është besuar detyra më e vështirë. Ai mjel çdo ditë rreth 100 kokë dhi nga 150 që kanë gjithsej.

“Nuk e kanë për turp burrat këtej të bëjnë punë të tilla. Kush do të jetojë nuk ka pse të ketë turp.”, shprehet nënë Maria.

Nipi me i vogël i shtëpisë është Antoni, të cilin jeta e qytetit nuk e entuziasmon aspak. Ai lumturohet teksa luan me qenuashat e tij, e madje e ka zgjedhur edhe dhinë e tij të preferuar.

Nënë Maria jeton për të punuar. Nga mëngjesi deri vonë në mbrëmje ajo kujdeset që I gjithë prodhimi I qumështit të kthehet ne bylmet me cilësi të lartë.

Dikur I gjithë prodhimi ishte në duart e fatit, ku shpesh herë nuk shitej në treg dhe detyroheshin t’a kthenin në shtëpi pas kilometrash rrugë malore për t’a çuar në pikat e shitjes. Por fati u buzëqeshi kur një nga bizneset më të më dha të zonës si “Hylli I dritës” u ofroi t’u blinte çdo produkt me vetëm një kusht: të mbanin standartin e cilësisë.

Me nënë Marien mund të ulesh e të bisedosh deri në perëndim, e pa ndrojë do të të shpjegojë në detaje çdo pyetje prej kureshtari. Madje edhe për veshjen e saj.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të themi: Shekullofsh nënë Marie!

Romina Braho/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!