Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin e përjetshëm për Dashamir Xhepën. Në 14 shkurt 2019 Dashamir Xhepa vrau gruan e vëllait, Lirie Xhepën, nënë e 4 fëmijëve. Fillimisht Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Dashamir Xhepën, por vendim ky që u apelua.
Ngjarja ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019. Lirije Xhepa u gjet e vrarë pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë.
Ai u arrestua dy javë pas krimit të rëndë, ndërsa dyshohet se e vrau kunatën për motive xhelozie. Pas krimit u largua në drejtim të qytetit të Peshkopisë ku kishte qëndruar në një nga hotelet e qytetit.
Xhepa u ndalua në momentin, kur ishte bërë gati për t’u larguar nga Shqipëria. Për këtë arsye u prangos edhe një miku i tij për përkrahje të autorit të krimit, cili do ta largonte me automjetin e tij në drejtim të pikës së Kalimit Kufitar të Bllatës.
Sipas grupit të hetimor dyshohet se Dashamir Xhepa kishte lidhje intime me të ndjerën. Ajo u vra me armë zjarri dhe më pas ishte hedhur në disa shkurre, afër banesës së saj. Ishin banorët e zonës, të cilët njoftuan policinë mëngjesin e datës 14 Shkurt. Lirie Xhepa ishte nëna e katër djemve. /abcnews.al/