Tre persona janë lënduar për shkak të një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në Rrëshen. Abcneës.al mëson se dy automjete janë përplasur fortë me njeri-tjetrin duke bërë që të përsojnë dëmtimë të rënda.
Kjo ka bërë që të jetë e pamundur nxjerrja e të lënduarve pa ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse të Rrëshenit.
Menjëherë pas nxjerrjes nga automjetet ata janë nisur urgjent për në Spitalin e Traumës në Tiranës.
Njoftimi i policisë
Në afërsi të një karburanti, në Mirditë, automjeti me drejtues shtetasin F.M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P.Gj., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë shtetasit P.P., dhe L.P., të cilët ishin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin P.Gj.
Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al