Inter ka marrëveshje verbale me portierin Andre Onana që nga korriku i kaluar dhe në vitin 2022 ai ëshët gati të bashkohet me kampionët e Italisë si lojtar i lirë.
Ende Onana nuk ka firmosur me Interin, por gjithccka është drejt konkretizimit. Portieri, i cili nuk ka pranuar rinovimin me Ajax, ka pasur disa oferta.
Lyon dhe Nice tentuan ta bindin “gardianin” Onana, por ai i ka refuzuar pikërisht prej marrëveshjes që ka me Interin. /abcnews.al