Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama takohet me kryeministrin spanjoll, nënshkruhen dy marrëveshje

schedule14:32 - 4 Tetor, 2021

schedule 14:32 - 4 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e së hënës me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës Pedro Sánchez.

Gjatë takimit, dy kryeministrat kanë nënshkruar dy marrëveshje, Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës evropiane për ekstradimin e vitit 1957.

Siç shprehet kreu i qeverisë në një postim në Facebook, kjo vizitë hap një faqe të re në marrëdhëniet “me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!