Një 36-vjeçar në Malësi të Madhe është vënë në pranga për kultivim të bimëve narkotike. Bëhet e ditur se bazuar në informacionet e marrë në rrugë operative, policia ka kryer kontrolle në ambiente të mbyllura e të hapura në Malësi të Madhe.
Për pasojë, në pranga është vënë D.J., 36 vjeç banues ne fshatin Duke. Në afërsi të banesës së tij u gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 8 kg cannabis sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. /abcnews.al/