Frika nga Covid-19 ka përmirësuar jetën seksuale të çifteve

schedule13:12 - 4 Tetor, 2021

schedule 13:12 - 4 Tetor, 2021

Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Lisbonës dhe Qendrës Kërkimore Indiana, Instituti Kinsey, frika nga Covid-19 ka ndihmuar në rritjen e cilësisë së jetës seksuale.

Hulumtimi studioi, në veçanti, 303 raste të çifteve.

Gjendja pozitive për dashurinë dhe dëshira e çifteve për të kaluar kohë cilësore, u shfaq në shumë raste gjatë periudhës së karantinës.

Përmirësimi i pjesës erotike të marrëdhënieve u vu re, veçanërisht, në një klimë ankthi për rrjedhën e koronavirusit, ndërsa ajo përkthehet nga analistët si një lëvizje relaksimi.

Ata që nuk kishin, nga ana tjetër, marrëdhënie të qëndrueshme, sipas hulumtimit, zbuluan se ata nuk hezituan të përfshiheshin në eksperimente erotike, duke pasuruar përvojat e tyre.

Hulumtimi i ri bie në kundërshtim me disa që u publikuan në vitin 2020, sipas të cilëve humori erotik kishte rënë gjatë periudhës së parë të karantinës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!