Misteri i rrëzimit të avionit në Vermosh: Bëri dy ulje, një makinë “zhduku” pilotin e pasagjerin

schedule13:14 - 4 Tetor, 2021

schedule 13:14 - 4 Tetor, 2021

Një avion privat ka bërë ulje urgjente këtë të hënë në Malësinë e Madhe. Burime për ABC bëjnë të ditur se rreth orës 09.00 të mëngjesit mjeti fluturues është pikasur nga barinjtë në Velipojën e Vermoshit.

Pas një ore, piloti ka tentuar të grihet në ajër, por është përplasur me disa pemë.

“Disa minuta më vonë, në vendin e ngjarjes ka ardhur një fuoristradë dhe ka marrë dy personat që ndodheshin në aeroplan. Këta në makinë nuk lejuan që banorët e fshatit të afroheshin,” kështu është shprehur kryeplaku i Kelmendit Prek Vata.

Policia është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Ndërkohë në lidhje me këtë incident ka reaguar për ABC dhe ministria e Mbrojtjes, e cila thekson se “mjeti nuk është i joni”.  Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga avioni, por nuk dihet se ku ndodhen piloti, dhe nëse kishte pasagjerë. Ndërkaq nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ulje.

Ulja e këtij avioni është si një skenë që na rikthen në vëmendje rastet e avionëve të rënë në Durrës dhe Lushnje, ku u zbulua se po përdoreshin për trafik kanabisi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!