Një avion bën ulje urgjence në Vermosh, ministria e Mbrojtjes: Nuk është i yni

schedule12:51 - 4 Tetor, 2021

schedule 12:51 - 4 Tetor, 2021

Një avion privat ka bërë ulje urgjente këtë të hënë në Malësinë e Madhe.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se avioni privat ka bërë ulje të detyruar në livadhet e Vermoshit, në zonën e Kelmendit.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar për ABC dhe ministria e Mbrojtjes, ku thekson se “mjeti nuk është i joni”.

Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga avioni, por nuk dihet se ku ndodhen piloti, dhe nëse kishte pasagjerë. Ndërkaq nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ulje.

Ulja e këtij avioni është si një skenë që na rikthen në vëmendje rastet e avionëve të rënë në Durrës dhe Lushnje, ku u zbulua se po përdoreshin për trafik kanabisi./abcnews.al