Afganistani po përballet me një krizë të madhe të energjisë elektrike pas marrjes së pushtetit nga telabenat. Fox News raporton se qeveria e talebanëve nuk ka bërë asnjë hap para për të shlyer faturat e blerjes së energjisë elektrike nga vendet fqinje duke bërë që ato të ndërpresin furnizimin, raporton abcnews.al.
Kjo ka futur vendin në një krizë të madhe, ndërsa aktualisht po ndodhin ndërprerje të energjisë elektrike edhe në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
Qeveria e mëparshme kishte nënshkruar kontratat me vende si Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani për të blerë energji elektrike, por talebanët nuk kanë paguar asgjë duke e çuar vendin në një krizë totale.
Afganistani importon gjysmën e energjisë elektrike që i duhet dhe një ndërpresje e saj nga vendet eksportuese do të kishte pasoja tragjike për ekonominë e vendit. /abcnews.al